` . Edi Rama thotë përkohësisht do të jetë edhe ministër i Jashtëm - TV-SHENJA

Edi Rama thotë përkohësisht do të jetë edhe ministër i Jashtëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zyrtarizuar atë që u përfol nga burime brenda Partisë Socialiste, pas mbledhjes së Kryesisë këtë të hënë.

Ai në profilin e tij në Twitter ka shkruar se do të jetë në rrolin e ministrit të Jashtëm.

“Presidenti s’e ka ç’dekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës, që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, do të jem ‘de jure’ në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama.
Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.
Më herët, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste u diskutuan hapat e ardhshëm për të zgjidhur ngërçin Qeveri-President.
Sipas burimeve nga Partia Socialiste, ishin dy versione në tryezë për të zgjidhur çështjen e ministrit të ri të Jashtëm, pas mosdekretimit të Gent Cakajt nga Meta. Rama, ose do të çonte sërish emrin e Gent Cakajt, ose vet ai do të propozohej në postin e ministrit të Jashtëm.