` . Edhe Ramushi thotë se është i lumtur - TV-SHENJA

Edhe Ramushi thotë se është i lumtur

Ish kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin i jepet të drejtë dekretit të presidentit Thaçi që të formohet qeveria e re pas mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti.

“Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re. Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar haradinaj në Facebook. /SHENJA/