` . Edhe Pendarovski thotë se është sqaruar me Ramën   - TV-SHENJA

Edhe Pendarovski thotë se është sqaruar me Ramën  

Edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se është sqaruar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Pendarovski në rrjetin social twitter ka treguar se ka kontaktuar me Ramën me të cilin kanë biseduar për fillimin e negociatave me BE-në për të dy vendet.
“Gjatë ditës së djeshme, kemi pasur komunikim me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. Fqinjët tanë janë të rëndësishëm, rruga e integrimit të Shqipërisë në BE është po aq e rëndësishme sa e jona, sepse ato ndërthuren reciprokisht”, ka shkruar Pendarovski.
Nga ana tjetër, edhe kryeministri Rama ka deklaruar se mosmarrëveshja mes tyre është zgjidhur.
“Presim çeljen e negociatave por ndryshe nga ne, Maqedonia është në përpjekje për t’i shpëtuar një kurthi nga brenda që nuk duan negociatat. Presidenti i Maqedonisë kishte bërë një deklaratë ku nënkuptonte se mund të ndahen në trajtimin e tyre”, ka thënë Rama.