` . Edhe një medalje për Kosovën në xhudo (Foto) - TV-SHENJA

Edhe një medalje për Kosovën në xhudo (Foto)

Ka ardhur edhe medalja e katërt e xhudistëve të Kosovës në këtë javë. Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 70 kg në garat për Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë.

Në përballjen për vendin e tretë, Loriana e mposhti gjermanen Gantner Alexandra dhe kështu e fitoi medaljen e bronztë.

“Vjen edhe medalja e katërt këtë fund javë… Si kurrë më parë Kosova ka fituar medalje në gara zyrtare të Kupave Botërore për të rritur në Antalya dhe junior në Lignano të Italisë!”.

“Loriana Kuka më në fund kurorëzoi me medalje të bronztë pas katër luftërave në kategorinë 70 kg për juniore në Itali!”.

“Java më e bereqetshme e xhudos Kosovare e plus ketë javë pushoi Kampionia Olimpike! #Tokyo2020”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ndryshe, Kosova mori dy medalje të arta në Antalya Grand Prix në Turqi (Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova) dhe një medalje të bronztë në Itali që e fitoi Flaka Loxha

Postime të Ngjajshme