` . Edhe mushkonjat kanë ditën e tyre, ja çfarë shënon 20 Gushti - TV-SHENJA

Edhe mushkonjat kanë ditën e tyre, ja çfarë shënon 20 Gushti

Dita Botërore e Mushkonjave shënon datën kur u zbulua lidhja në mes të mushkonjave dhe sëmundjes së malaries.
Në këtë ditë të vitit 1897, u identifikua lidhja në mes të malaries dhe mushkonjave nga mjeku britanik Sir Ronald Ross.Ai po ashtu zbuloi se mushkonja femër Anapheles ishte transmetuesja e sëmundjes. Në vitin 1902, Ross mori çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi. Rreth 1 mijë e 500 raste të malaries raportohen çdo vit në SHBA. Shumica e këtyre rasteve janë udhëtarë apo emigrantë që hynë në vend nga pjesë të botës ku malaria është e zakonshme, përcjell KosovaPress. Qëllimi i kësaj dite është të shtohet vetëdija rreth shkaktarëve të malaries, si dhe të mësohen mënyrat për ta ndaluar atë. Duke ditur që mushkonjat bartin me vete edhe virusin e rrezikshëm Zika, kjo ditë bëhet edhe më e rëndësishme, të kuptohet rëndësia dhe nevoja e shmangies së kontaktit me mushkonjat. /KosovaPress/