` . Edhe Instagram me video live (Foto) - TV-SHENJA

Edhe Instagram me video live (Foto)

Facebook ofroi kohë më parë një risi në formën e “Facebook Live”, duke i mundësuar përdoruesve të bënin transmetime të drejtpërdrejta.

Tani duket se edhe Instagram, që është në pronësi të Facebook, është duke testuar një risi e cila përfshin video live.

Mesa duket videot live do të shfaqen në të njejtën mënyrë si ‘Stories’, që Instagram i mundësoj para pak kohësh, i frymëzuar nga Snapchat.

Për dallim prej Facebook s’ka ndonjë limit kohor, Instagram pritet të lejojë video live prej vetëm 60 sekondash.

insta1

Postime të Ngjajshme