` . Edhe futbolli portugez mund frikën, zyrtarizohet data për rikthimin në fushë - TV-SHENJA

Edhe futbolli portugez mund frikën, zyrtarizohet data për rikthimin në fushë

Futbolli portugez zyrtarizon kthimin në fushë për të mbyllur sezonin e ndërprerë pas alarmit të Coronavirus. Kampionati luzitan do të rinisë më 3 qershor, pasi qeveria në vend miratoi planin dhe protokollin e hartuar nga Federata.
I ndërprerë më 12 mars, kampionati portugez do të rinisë pa tifozë dhe duke respektuar masat e reja anti-Covid. Sipas Federatës, sezoni do të mbyllet më 21 korrik, duke I dhënë mundësi skuadrave që të përgatiten sa më mirë për kampionatin e ardhshëm.