` . Edhe Çmimi i Madh i Hungarisë pa tifozë - TV-SHENJA

Edhe Çmimi i Madh i Hungarisë pa tifozë

Tashmë është zyrtare, pas Anglisë edhe Çmimi i Madh i Formula 1 ne Hungari do të jetë pa praninë e tifozëve. Lajmi konfirmohet nga organizatorët përmes një komunikate zyrtare, në të cilën thuhet se, pavarësisht dëshirës së madhe dhe përpjekjeve që u bënë për të gjetur një zgjidhje, edicioni i 35-të i Çmimit të Madh të Hungarisë nuk mund të zhvillohet me praninë e publikut.

Organizatorët e kësaj garë janë shprehur se kanë shfaqur gatishmërine për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të behej e mundur prania e tifozëve për të ndjekur nga afër garën e Formula 1, por nga komunikimet që ata kanë patur me autoritet e shëndetësisë, e vetmja zgjidhje ishte që të zhvillohej me dyer të mbyllura. Çmimi i Madh i Anglisë në Formula 1 do të zhvillohet me datë 19 korrik, ndërsa ai i Hungarisë me datë 2 gusht.

Formula 1 do të ndezë motorret me datë 2 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë.