` . EcoGuerilla: Mbyllja e Jugohromit pastroi ajrin për 41% - TV-SHENJA

EcoGuerilla: Mbyllja e Jugohromit pastroi ajrin për 41%

Lëvizja eko Guerilla informon opinionin publik dhe institucionet shtetërore se pas mbylljes së fabrikës së Jugohromit, në qytetin e Tetovës niveli i ndotjes ka rënë për 41 për qind.

“Sipas matjeve të bëra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kur krahasojmë nivelin e ndotjes gjatë muajit shkurt 2015 dhe shkurt 2016, dallimi është 41%. Ndërsa ajo që habit është që në periudhën e njejtë kohore, niveli i ndotjes në Shkup shënon një diferencë gati të padukshme – vetëm me 0,1%”, thuhet në Komunikatën e kësaj Lëvizjeje. Tetova për dallim nga viti i kaluar nuk ka ulur as nivelin e veturave, as mënyrën e ngrohjes, as deponinë dhe as e ka ndryshuar klimën në krahasim me qytetin e Shkupit që diferenca te jetë kaq e madhe për 41%, përveç se është ndalur puna e Jugohromit.

Sipas Eko Guerillës çdo tentativë për ta rihapur këtë fabrikë pa plotësuar standardet ekologjike për vendosjen e filtrave, është provokim ndaj qytetarëve të Tetovës. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme