` . Ebola përhapet edhe në Ugandë - TV-SHENJA

Ebola përhapet edhe në Ugandë

Epidemia e Ebolës, si pasojë e së cilës vdiqën mijëra njerëz në Afrikë, u përhap edhe në Ugandë, transmeton AA.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri tani në Ugandë janë regjistruar tre raste të Ebolës, ndërsa ka humbur jetën një fëmijë pesë vjeçar.

Nga OBSH theksuan se fëmija i vdekur më 9 qershor së bashku me familjen ka qenë në Republikën Demokratike të Kongos dhe është infektuar në spital.

Si pasojë e virusit të Ebolës, në periudhën 2014-2017, në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone, më shumë se 11.000 njerëz vdiqën dhe 30.000 të tjerë u infektuan.

Sipas të dhënave të OBSH-së që nga shpërthimi i epidemisë në Republikën Demokratike të Kongos, në gusht të vitit të kaluar, janë regjistruar qindra raste të vdekjeve.