` . E zë gjumi në dyshekun e plazhit në mes të detit, përfundon në një tjetër shtet - TV-SHENJA

E zë gjumi në dyshekun e plazhit në mes të detit, përfundon në një tjetër shtet

Po pushonte në dyshekun e tij të plazhit, kur befas e zuri gjumi në mes të detit, pa e ditur se çfarë do t’i ndodhte në orët në vijim.
Është kjo ajo që ka ndodhur në Lazurnoye, qytezë bregdetare në rajonin e Kherson, në Ukrainë. Protagonist i kësaj ngjarje është një djalë 18 vjeç, i cili ndodhej në qytezë për punë, ku punonte si roje në një resort në vend.
Por të riun e zuri gjumi në dyshekun e plazhit në orarin e pushimit dhe në zgjim e gjeti veten në mes të Detit të Zi, mes Ukrainës dhe Krimesë.
Aventura e tij rrezikoi të kthehej në një tragjedi, pasi bazuar në traktatin e detit, për shkak të tensioneve mes Ukrainës dhe Moskës lidhur me Krimenë, në këtë zonë nuk lejohet qarkullimi. Kështu i riu mbeti në det të hapur për tre ditë dhe tre natë, në temperatura përvëluese pa ushqim dhe pa ujë, shkruan noa.al.
Gjithçka mori fund më 5 gusht në territorin detar të Krimesë, kur ai u gjet pranë plazhit të Karkinitsky, duke përfunduar në spitalin e Chernomorskoye në gjendje të rëndë për shkak të dehidratimit.
Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë tashmë autoritetet po merren me modalitetet e rikthimit të tij në Ukrainë. /Noa/

Postime të Ngjajshme