` . E konfirmuar: Hahn në Shkup, takon liderët e partive politike - TV-SHENJA

E konfirmuar: Hahn në Shkup, takon liderët e partive politike

Komisari për zgjerim Johanes Hahn të enjten do të arrij në Shkup, ku pritet që të takohet me liderët e partive politike që kanë fituar deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan MIA.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, sot tha se ngjarja kryesore për të cilën Hahn do të vijë në Maqedoni është takimi i ministrave të jashtëm dhe energjetikës nga gjashtë shtetet e Ballkanit (Maqedonia, Kosova, Serbia, Shqipëria, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi).

Ajo tha se në takimin ministror do të bisedohet për avancimin e tregut të energjisë elektrike në Ballkan, ndërsa më pas pohoi se takimi me liderët politik në Maqedoni do të jetë në agjendën e Hanit.

“ Komisari Johanes Hahn të enjten do të jetë në Shkup më 8 shkurt në takimin e ministrave për punë të jashtme dhe energjetik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit do të shënojnë përparimin e arritur në sektorin energjetik dhe do të bisedojnë për masat për avancimi e tregut rajonal të energjisë elektrike. Poashtu, do të bisedohet për përgatitjen e Samitit Ballkanit, që në qershor do të mbahet në Tërst, Itali. Hahn poashtu do të ketë takime bilaterale me përfaqësuesit e partive politike të vendit nikoqir”, ka thënë Kocijançiq, transmeton SHENJA.

Postime të Ngjajshme