` . E ardhmja e video lojërave është në cloud dhe quhet Google Stadia - TV-SHENJA

E ardhmja e video lojërave është në cloud dhe quhet Google Stadia

E ardhmja e video lojërave nuk është një kuti e as konsolë sipas Google. Është një vend. Ashtu si njerëzit kanë ndërtuar stadiume për sportet gjatë qindra viteve, Google beson se po ndërton një stadium virtual që e quan Stadia dhe është e ardhmja e lojërave.

Për këtë nuk keni nevojë për një kompjuter lojërash të shtrenjtë apo një konsolë të dedikuar. Mjafton të keni akses në Google Chrome dhe të luani lojëra nga një telefon, tablet, kompjuter dhe TV pa asnjë problem.

Është një vizion i cili mbetet për tu provuar i industrisë së lojërave dhe Google shpreson që shërbim cloud i video lojërave quajtur Stadia do ta bëjë realitet.

Me pak fjalë në konferencën e Zhvilluesve të Videolojërave, Google mund të ketë prezantuar të ardhmen e lojërave.

Në zemër të Stadia janë YouTube dhe Chrome. Google do të përdorë YouTube dhe popullaritetin masiv të video klipeve dhe krijuesve të cilët transmetojnë çdo ditë për miliona ndjekës edhe në shërbime si Twitch.

Këto komunitete dhe lojëra si Fortnite janë shndërruar në hapësira virtuale ku fëmijët mund të komunikojnë, luajnë dhe shikojnë transmetime. Është një biznes i madh gjithashtu ku Fortnite bëri 2.4 miliardë dollarë vetëm vitin e kaluar ndërsa një prej transmetuesve më popullor fiton 500,000 dollarë në muaj.

Me Stadia ekziston mundësia që të shikoni klipin e një loje dhe ta luani në të njëjtën pikë që keni qenë duke e parë. Transmetuesit do të mund të krijojnë grupe loje për fansat që duan të bashkohen dhe të luajnë me ta në YouTube.

Pra është një konsolë lojërash në cloud e ndërtuar për gjeneratën e YouTube dhe një prej projekteve më të mëdha të Google.
Chrome gjithashtu do të luajë rolin e tij. Stadia do të jetë e disponueshme vetëm përmes Chrome, Chromecast dhe Android fillimisht. Por Google ka premtuar më shumë shfletues ti bashkohen kësaj nisme në të ardhmen por nuk dihet se kur do të mbërrijë.

Google e demonstroi shërbimin vetëm në pajisjet e kompanisë dhe nuk është përmendur fare iOS apo shfletuesi i Apple Safari.

Megjithatë kompania do të ketë një problem pavarësisht se të shpejtë janë serverët cloud. Nëse keni internet më të ngadaltë ses 3Mbps do të keni probleme.

Google thotë se që një lojë 4K me 60fps të luhet normalisht duhen të paktën 30Mbps. Tre lojërat e para të suportuara janë: Assassin’s Creed Odyssey, Doom Eternal dhe Something from Q-Games. /PCWorld Albanian