` . Dyqanxhik, banorët ankohen për mosmbylljen e gropës (VIDEO) - TV-SHENJA

Dyqanxhik, banorët ankohen për mosmbylljen e gropës (VIDEO)

Një javë pas kronikës së Televizionit SHENJA, gropa e madhe në lagjen Duqanxhik të Shkupit vazhdon të qëndrojë e hapur dhe të jetë rrezik për banorët lokal. Javën e kaluar alarmuam se dy qytetarë tashmë kanë pësuar në këtë gropë, e cila bëhet e vështirë për tu vërejtur çdoherë kur ka reshje shiu. Megjithatë, pavarësisht rrezikut, Komuna e Çairit nuk ka ndërmarrë asgjë për mbylljen e kësaj grope.

BANOR

“Më shumë se dy muaj e gjysmë kjo gropë është e hapur. Kemi kërkuar prej institucioneve të Komunës Çair, por ata na e hedhin topin, jo shkoni tek ujësjellësi, jo tek higjiena komunale. Neve si banorë na ka ardhur deri këtu dhe sot i kemi thirrur televizionet që të informojmë opinionin  që nëse nuk merren masa për 24 orë, ne do të dalim, ta paraqesim në polici, do ta bllokojmë rrugën e plastikave. Nuk jetohet kështu. Këtu janë ujërat e zeza, vetë ju mund ta vëreni nga era e keqe. Ne jemi t’u ndejt këtu me fëmijë e familje, xhaminë e kemi afër. Deri sot asnjë nuk ka ardhur të na vizitoj. Le t’i lënë pak kolltuqet dhe të shikojnë se për çfarë po vuan populli. Nuk po kërkojmë asgjë vetëm se higjienë. Nuk e kuptoj pse nuk vijnë të na udhëzojnë, ne nuk dijmë për çka i kemi votu ato. Ne nuk kemi shkolla për me vrapu nëpër institucione, ne nuk dijmë, ju jeni komunë, kemi këshilltarë edhe prej kësaj lagje do të thotë ato duhet të marrin masa, i di rrugët e atyre, i dinë numrat e kontaktit, sepse neve vetëm se na i mbyllin telefonat. Ne që prej orës 9 jemi duke i kërkuar zyratrët e Komunës së Çairit po ata thonë se nuk janë përgjegjës”

Nga Komuna e Çairit thonë se nuk janë kompetent për këtë gjë.

KOMUNA E ÇAIRIT
“Kompetentë për zgjidhjen e problemit janë ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizim” –  Shkup. Komuna e Çairit do të jetë në kontakt meato dhe do të kërkojnë rregullim të menjehershëm të difektit”.

Gropa e hapur tashmë dy muaj e gjysmë po shkakton frikë dhe shqetësim tek banorët. Ata presin reagim sa më të shpejtë nga  organet përgjegjëse, që të evitohet rreziku nga fatkeqësi të tjera.

Medina Ajeti /SHENJA/

Dyqanxhik, banorët ankohen për mosmbylljen e… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme