` . Dy Vetëvendosje dhe një Louisian shqiptare?! – TV-SHENJA

Dy Vetëvendosje dhe një Louisian shqiptare?!

Degjenerimi i “Kosovës së Ahtisarit” nga ana e BE-së i dha të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje për mënyrën e gabuar të zgjidhjes sëçështjes së Kosovës. Por, ndarja e Vetëvendosjes në dysh i shton paqartësitë pas përgjigjes që mori Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në SHBA, kur tashmë është e qartë se zgjidhja e çështjes së Kosovës ka vetëm një model, Luisianën, që pa Amerikën kjo është e pamundur.

Shkruan: Agim POPOCI, Mitrovicë

Shteti mëi ri në Evropë, Kosova, si krijesë sipas Planit të Ahtisarit, ishte menduar dhe pranuar nga ca entuziastë shqiptarë si shtet ideal, i cili u braktis nga armiqësitë shekullore, ndërsa partnerët perëndimorë, para së gjithash SHBA-të, e shikonin si rrugën e vetme të pajtimit të këtij epilogu nga ana e Serbisë.

Plani modern i Presidentit Ahtisari në Ballkanin e përgjakur, forcat destruktive ruso-serbe dhe diplomacia anarkiste evropiane bënë që zhvillimi i këtij shteti të marrë tjetër drejtim, të cilin në masë të madhe e çorientoi edhe politika shqiptare, e cila e harroi mendimin bazë për paqen që ka krijuesi i Kosovës, SHBA-të, i cili vlen kudo në botë dhe është jashtëzakonisht mirë i përkufizuar nga Babai i diplomacisë, Henry Kissinger: “Koncepti se paqja varet, para së gjithash nga zhvillimi i institucioneve demokratike, mbeti baza e mendimit amerikan deri në ditët tona. Sipas gjykimit tradicional e të pandryshuar amerikan, demokracitë nuk bëjnë luftë kundër njëra-tjetrës.”

Dhe, jo vetëm kaq! Nëse kësaj ia shtojmë edhe tolerancën shqiptare, që lejoi diplomacinë evropiane ta çrregullojë klimën e krijuar me largimin e këmbës serbe nga toka kosovare, panorama e dështimit evropiano-kosovar bëhet edhe më e qartë: Mitrovica nuk u nda rastësisht; Ekonomia kosovare nuk u bë thjesht një gropë e dështimit shqiptar, sepse në masë të madhe ishte misioni i BE-së ai që drejtonte sistemin; Drejtësia, për fatin e saj të mirë, ka si udhërrëfyes Planin e Ahtisarit, që i ndanë kompetencat qartësisht dhe krijimi i Gjykatës Speciale nuk është dështim i gjyqësorit kosovar ose imponim evropian, për të cilin shpesh thuhet se vjen nga Serbia, por është thjeshtë një dështim i Bashkimit Evropian, zyrtarët e të cilit duhet të jenë të akuzuarit e parë të Gjykatës Speciale, që tashmë e ka selinë në Hagë; Destruktiviteti i Serbisë nuk është i rastësishëm, si në Parlamentin e Kosovës, ashtu edhe në zhvillimin e këtij shteti. Që nga dita e parë e çlirimit të Kosovës ky destruktivitet është ushqyer nga Brukseli zyrtar, i cili edhe pse e kishte parasysh se këtë e mundësonte Plani i Ahtisarit për vetë modelin modern që ishte, ai bëri një diferencim të egër ndërmjet Beogradit, i cili u ndihmua dhe u lejua t’i afrohet portës së BE-së, edhe pse ky ishte nxitësi dhe gjakpirësi i Ballkanit, dhe Prishtina zyrtare, e cila u shty drejt këndit të turpit, aty ku as nuk mund të veprohet dhe as të çlirohet qoftë edhe një hallkë insitucionale e zhvillimit. Dhe, kjo –për fat të keq – po vazhdon të ndodhë si në aspektin diplomatik ashtu edhe atë ekonomik.

Si shembull ekonomik kemi rastin e energjetikës. Përkundër faktit se kemi një mihje sipërfaqësore të qymyrit dhe investime në miliarda euro, sistemi energjetik kosovar nuk arrin të furnizojë me rrymë as Kosovën, ndërsa – nga ana tjetër – investohen qindra miliona euro në një linjë interkonjeksioni me Shqipërinë, për të cilën dihej që lejen e jep Serbia! Dhe, normalisht, e ka bllokuar, ndërkohë shteti që ka këmbëngulur në këtë investim, Gjermania, heshtë dhe, nga ana tjetër, e vazhdon miqësinë ekonomiko-diplomatike me Serbinë.

Si shembull diplomatik kemi liberalizimin e vizave. “Ekuilibri i forcës shpie, në fund të fundit, në një harmoni, kjo si rezultat i ndeshjes së interesave egoiste”. Ky përkufizim i diplomacisë evropiane konfirmohet më së miri në këtë terren. Serbia i pengon të gjitha zhvillimet integruese në Kosovë, madje edhe vetë misionin evropian EULEX, i cili u financua nga taksapaguesit e shteteve të Bashkimit Evropian, por asaj i dhurohet liberalizimii lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Përveç akteve kriminale që iorganizon në Kosovë, Serbia ishte dhe vazhdon të mbetet shteti më kriminal në rajon, ndërkohë u favorizua edhe për faktin se Kosova u kushtëzua me demarkacionin me Malin e Zi, kur dihet se me asnjë republikë të ish Jugosllavisë, që sot janë shtete, shteti serb nuk i ka kufijtë e përkufizuar.

Në këtë katrahurrë serbo-evropaine që e ka pushtuar Kosovën dhe nën presionin e vazhdueshëm për ta ratifikuar Marrëveshjen me Malin e Zi, partia më e madhe opozitare që e kundërshtonte këtë marrëveshje, ashtu si edhe Planin e Ahtisarit, përçahet. Absurdi bëhet edhe më i madh për momentin në të cilin ndodhë e gjithë kjo ofensivë kundër Lëvizjes Vetëvendosje: presidenti i Serbisë kthehet i zhgënjyer nga SHBA-të dhe Lëvizja e Albin Kurtit, tashmë e përçarë, sulmohet si antiamerikane.

Dy Vetëvendosje

Loja me përçarjen e Lëvizjes Vetëvendosje për momentin la një shije të keqe tek elektorati shqiptar dhe më gjerë. Por, skenari i politikës në vijimësi e shpalosi kompleksitetin e intrigës pse Albin Kurti u shpall autoritar, Vetëvendosje tashmë një dështim, dhe një grup deputetësh, që e ndiejnë veten të pavarur vetëm në momentin kur braktisin ulëset e kësaj Lëvizje, por jo edhe votat që i kishin marr me logon e saj. I gjithë pazëlli u plotësua kur opinionit iu servir një Vetëvendosje me Albin Kurtin, që është kundër liberalizimit të vizave, proces ky i cili nuk kishte ngecur për shkak të kësaj Lëvizjeje, por për shkak të veprimeve arbitrare të pushtetit, që tashmë po sundon me forcë, dhe dyshes tjetër, që mburret me “miqësitë që i ka me njerëzit e ambasadës” .

Pavarësisht se kjo Lëvizje ishte shprehur qartë se është kundër një demarkacioni të këtij lloji me Malin e Zi, por jo edhe kundër një demarkacioni i cili është proces i domosdoshëm, mungesa e artikulimit nga Vetëvendosje dhe bombardimi i tmerrshëm mediatiko-politik nga ana e regjimit aktual bën që kosovarët tA identifikojnë vetëm një fajtor: Albin Kurtin me Lëvizjen e tij. Kjo pasqyrë u bë edhe më e shëmtuar kur atyre iu përshkrua edhe antiamerikanizmi, për faktin se ishin palë e vetme kundër idesë së demarkacionit me Malin e Zi, të cilin e promovonte dhe e mbështeste Amerika.

Nëse kemi parasysh se, sipas Amerikës, shkaku i luftërave të mëdha në Evropë ishte mbizotërimi i institucioneve shtetërore, të cilat i mohonin vlerat e lirisë e të dinjitetit njerëzor, vetvetiu e gjejmë përgjigjen për dështimin e madh të BE-së në Kosovë dhe situatën kaotike që ajo e ka krijuar duke flirtuar me Beogradin dhe lumin e akuzave që i hedhë mbi Prishtinën dhe politikën e saj.

Për ripozicionimin e saj në skenën politike është Vetëvendosje që duhet të mendojë, ashtu si edhe për raportin ndaj Ambasadës dhe Amerikës zyrtare, kjo për vetë faktin se sjellja e Tiranës zyrtare ka imponuar një drejtim tjetër deri tek akti i fundit i Vetëvendosjes.

Nëse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur kthehet nga Berlini krekoset dhe tani, së fundi, kur u kthye nga Uashingtoni, e uli kokën, kjo do të thotë se SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin projektin e vet – Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Lëvizja Vetëvendosje, ajo që ishte dhe do të jetë, duhet ta kuptojë se edhe zgjidhja e Kosovës buron nga ekzistenca e Amerikës dhe jo Evropës.

E, sa për qeverinë, si për atë në Prishtinë, ashtu edhe atë në Tiranë, tashmë është e qartë se jo vetëm që e mbështesin izolimin e Kosovës, por paqja me fqinjët për ta është fundi i qeverisjes nepotike dhe të korruptuar. Këtë më së miri e sqaron Thomas Paine në “Rightsof men”: “Përderisa lufta është një sistem qeverisjeje në strukturën e vjetër, armiqësia që e shprehin kombet ndaj njëri-tjetrit nuk është gjë tjetër, veç ajo çka nxitet nga politika e qeverive të tyre, për ta ruajtur frymën e sistemit… Njeriu nuk është armik i njeriut, por bëhet nga sistemi i rremë i qeverisjes.”

SHBA-të jo vetëm që janë krijues të Kosovës që e gëzojmë sot, por siç thotë Kissinger-i, bosht i politikës së jashtme të SHBA-vë që herët ishte bindja se luftërat e pandërprera të Evropës ishin rezultat i metodave të saj cinike të qeverisjes. Derisa udhëheqësit e Evropës e mbështesin sistemin e tyre ndërkombëtar në bindjen se harmonia mund të vijë nga një konkurrencë interesash egoiste, kolegët e tyre amerikanë e përfytyronin një botë, në të cilën shtetet do të vepronin si partnerë bashkëpunëtorë dhe jo si kundërshtarë të pabesë.

Udhëheqësit amerikanë e hodhën poshtë idenë evropaine se kriteret për vlerësimin e moralit të shteteve duhet të jenë të ndryshme nga ato që përdoren për moralin e individëve. Në letrën drejtuar La Duchesse D’Auville-s, autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe Presidenti i tretë i SHBA-vë, Thomas Jefferson, thekson se ka vetëm një sistem të etikës për njerëzit dhe për kombet: të jesh mirënjohës, të jesh besnik ndaj të gjitha zotimeve në të gjitha rrethanat, të jesh i çiltër e zemërgjerë, duke çuar përpara, në fund të fundit, interesat e të dyja palëve.

Shumë e thjeshtë: këtë nuk duhet ta harrojë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, sepse intriga që kaloi edhe mund t’i përsëritet, ndoshta e përmasave më të vogla, por kjo Lëvizje ka marrë përsipër një mision dhe duhet ta çojë deri në fund, pavarësisht ujërave të pista që i futen nën pragun e derës.

Louisiana shqiptare

Për fatin tonë, në rastin e Kosovës janë vetëm dy palë: Ne dhe SHBA-të. Nëse Ahtisari nuk e bëri dot me Planin e tij, nëse Lëvizja Vetëvendosje braktiset nga Prishtina dhe Tirana zyrtare, prapë këtu është Amerika. Dhe, ajo është model suksesi, pra jo Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, jo Ilir Meta dhe Edi Rama. Nëse Vuçiqi është i shqetësuar për Kosovën dhe nuk e fsheh, ai e di se Serbia në historinë e saj ka bërë aleanca nga më të ndryshmet, e përdori Rusinë dhe Francën edhe pas luftës së fundit, por, në fund të fundit, Kosovën e humbi. Dhe, jo vetëm kaq! E humbi dhe aty janë SHBA-të. Baza gjeopolitike e paralajmërimit kundër aleancave “të ngatërruara” për çfarëdolloj arsyeje, e thënë në fjalën lamtumirëse të Presidentit të parë të SHBA, George Washingtonit, sot është aksiomë morale: “Nuk do të ishte e udhës ta ngatërronim veten me lidhje artificiale, në peripecinë e zakonshme të politikave evropiane ose në kombinimet e përplasjet e miqësive ose armiqësive të saj. Pozicioni ynë, i veçuar dhe i largët, na shtyn e na jep mundësi ta ndjekim një kurs të ndryshëm.”

Në fund, meqë fati e deshi që Kosova të jetë në anën e duhur, nuk duhet ta harrojmë vitin 1803 kur SHBA-të e blenë Louisianën nga Franca. Perandori francez, që e bëri këtë shitje, Napoleon Bonoparti, dha shpjegimin e një Bote të Vjetër për këtë transaksion të njëanshëm: “Ky zgjerim territori e konfirmon përgjithmonë fuqinë e Shteteve të Bashkuara dhe unë veçse i dhashë Anglisë një rival detar që shpejt ose vonë do t’ia ulë asaj krenarinë”

Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të shqetësohet nëse projekti u tyre pëson ca ndryshime, aq sa mund të shqetësohet regjimi në Tiranë për krenarinë serbe, e për territorin e bashkuar shqiptar, për të cilin aq shumë foli dhe argumentoi Albin Kurti. Atë në mënyrë koncize e sqaroi presidenti amerikan, ai i cili është më meritori për blerjen e Louisianës dhe themeluesi i doktrinës “Amerika amerikanëve”, James Monroe: “Zgjerimi i territorit, pavarësisht nëse është i madh ose i vogël, i jep një kombi shumë prej tipareve të tij. Ai shënon rritjen e burimeve të tij, të popullsisë së tij, të forcës së tij fizike. Shkurt, ai shënon ndryshimin midis një fuqie të madhe dhe një fuqie të vogël.”