` . Dy tetovarë janë arrestuar pasi që e kanë penguar policinë gjatë kontrolleve - TV-SHENJA

Dy tetovarë janë arrestuar pasi që e kanë penguar policinë gjatë kontrolleve

Dy banorë të Tetovës janë arrestuar pasi që në dy raste të ndara e kanë penguar policinë të kryejnë bastisje, informoi sot SPB Tetovë.

Në bastisjen e parë në rrugën “Ivo Llolla Ribar” gjatë kontrollit të katër personave dhe dy automjeteve është gjetur marihuanë.

Mes katër të arrestuare janë dy minorenë të moshës 16 dhe 17 vjeçare si dhe A.J. (25) dhe K.SH. (20) nga fshati Sellcë, informojnë nga SPB Tetovë.