` . Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gllumovë të Sarajit - TV SHENJA

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gllumovë të Sarajit

Dy persona, një 25 e tjetri 30-vjeçar, kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në fshatin Gllumovë të Komunës së Sarajit, raporton Televizioni SHENJA. Gjatë incidentit është plagosur edhe një person i tretë, i cili është dërguar në spital.

Gazetarët tanë kanë kontaktuar zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët për momentin nuk japin detaje për incidentin

Postime të Ngjajshme