` . Dy shtetas kubanezë arrestohen në pikën kufitare “Mexhitli” - TV-SHENJA

Dy shtetas kubanezë arrestohen në pikën kufitare “Mexhitli”

Dy shtetas të Kubës, mbrëmë janë arrestuar në rajonin e vendkalimit kufitar “Mexhitlia”, pasi që kanë tentuar në mënyrë joligjore ta kalojnë kufirin shtetëror.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë rreth orës 19:45 te Manastiri “Shën Ilia”, në rajonin e vendkalimit kufitar “Mexhitlia”, në afërsi të vijës kufitare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, nga liria janë privuar P.R.E (44) dhe R.T.L.M (33), të dy nga Kuba, për arsye se janë kapur gjatë tentimit për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë joligjore.

Pas arrestimit, shtetasit kubanezë i janë dorëzuar nëpunësve policor nga Sektori për Punë të Brendshme-Manastir, për procedurë të mëtejme.