` . Dy shpërthime të fuqishme tronditin Stokholmin, ka të lënduar – policia evakuon 50 persona - TV-SHENJA

Dy shpërthime të fuqishme tronditin Stokholmin, ka të lënduar – policia evakuon 50 persona

Dy shpërthime të fuqishme kanë dridhur sot periferinë e Stokholmit ku një person është lënduar, e policia ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë akti terrorist.

Shpërthimet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në dy lokacione rreth gjysmë kilometri larg njëra-tjetrës, ku më pas forcat e rendit kanë evakuuar rreth 50 persona në veriperëndim të periferisë së Stokholmit, transmeton Telegrafi.
Siç raporton AP, janë dëmtuar tarraca, dritaret, dyert dhe brendësia e një shtëpie private. Ndërkaq policia nuk ka bërë të ditur nëse bëhet fjalë për ndonjë akt kriminal, si dhe nuk ka shpjeguar se pse është hedhur poshtë mundësia që mund të ketë qenë ndonjë akt terrorizmi.

Shefi i policisë së Stokholmit, Erik Vidstrand, ka deklaruar se bëhet fjalë për “shpërthimet më të fuqishme” që kanë ndodhur në këtë zonë, duke mos dhënë shpjegime tjera.