` . Dy pacientë të rinj në Greqi, mbyllen shkollat në Selanik, anulohen karnavalet - TV-SHENJA

Dy pacientë të rinj në Greqi, mbyllen shkollat në Selanik, anulohen karnavalet

Shkon në tre, numri I të prekurve nga koronavirusi në Greqi. Rasti i dytë fillimisht ishte fëmija i 38 vjecares në Selanik që ishte e para e prekura nga virusi në këtë vend.
Djali 9 vjec është infektuar pikërisht nga mamaja e tij e cila kishte qënë në Itali pak ditë më parë.
Djali ka qënë 2 ditët e fundit në shkollë ( të hënën dhe të martën) para se të izolohej.
Për momentin nuk ka simpatoma, por do mbahet në karantinë. Ndërkohë në Athinë është identifikuar rasti i parë. Bëhet fjalë për një vajzë të re që kishte udhëtuar kohet e fundit në Itali. Ajo është izoluar në një spital në Athinë dhe aktualisht ka gjëndje të mirë.
Ministri i Shendetësise Vasilism Kikilias tha në një konferencë shtypi se janë anuluar karnavalet ë të gjithë Greqinë.
Ndërkohë janë mbyllur shkollat për të paktën 14 ditë në Selanik.