` . Dy klubet bien dakord, Jasir Asani tek AIK të paktën deri më 30 gusht - TV-SHENJA

Dy klubet bien dakord, Jasir Asani tek AIK të paktën deri më 30 gusht

Jasir Hasani do të qëndrojë te AIK në Suedi të paktën deri më 30 gusht. Për shkak të pandemisë COVID-19, Partizani ka pranuar kërkesën e skuadrës nordike që futbollisti që qëndrojë deri në përfundim të sezonit, para se të vendosë përfundimisht nëse do ta blejë kartonin e tij. Më poshtë njoftimi i Partizanit:

“Klubi njofton kohëzgjatjen e huazimit të Jasir Asanit te klubi AIK. FK Partizani dhe AIK, në marrëveshjen e re të nënshkruar mes palëve kanë vendosur të shtyjnë afatin e huazimit deri në 30 gusht 2020, me të drejtën e blerjes në fund të lojtarit nga gjigantët suedezë, AIK. Marrëveshja e re, e cila është konkretizuar me pëlqimin e dy klubeve dhe lojtarit Jasir Asani, ka ardhur si pasojë e ndërprerjes prej më shumë se 2 muaj të aktiviteteve zyrtare të futbollit për shkak të situatës së krijuar nga COVID -19. Jasir Asani, i cili u shpall kampion i Shqipërisë me të kuqtë, iu bashkua klubit të AIK në Janar të 2020, skuadër me të cilën debutoi me gol në ndeshjen zyrtare të kupës së Suedisë ndaj Kalmar.”