` . Duhet të prisni 30 ditë për të fshirë përgjithnjë llogarinë në Facebook – TV-SHENJA

Duhet të prisni 30 ditë për të fshirë përgjithnjë llogarinë në Facebook

Facebook vendosi të shtyjë afatin e fshirjes së llogarive të rrjetit social nga 14 ditë në 30 ditë. Tashmë kur kërkoni fshirjen e një llogarie në Facebook keni shansin të ndërroni mendje për një muaj të tërë.

Facebook nuk do të ç’aktivizojë automatikisht kërkesën duke hyrë në llogari por do tu jepet opsioni ta anuloni vetë ju.

Sigurisht për palën tjetër e cila mezi pret që llogaria ti fshihet, duhet të presë deri në 30 ditë përpara se të dhënat e tyre të eliminohen plotësisht. /PCWorld Albanian