` . Drejtuesit e ITSHKSH-së, takim me ambasadoren turke në Shkup - TV-SHENJA

Drejtuesit e ITSHKSH-së, takim me ambasadoren turke në Shkup

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, i shoqëruar nga Sekretari Shkencor, Dr. Zeqirija Ibrahimi, dhe koordinatorja e studimeve të ciklit të dytë, Mr. Nora Maliqi, u takuan me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Shkup, znj. Tülin Erkal Kara. Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit me institucionet shkencore e arsimore të Republikës së Turqisë, veçanërisht në lidhje me departamentin e Marrëdhënieve shqiptaro-osmane.