` . Drejtori i “Hekurudhave të Maqedonisë” mohon akuzat për keqpërdorim të fondeve – TV-SHENJA

Drejtori i “Hekurudhave të Maqedonisë” mohon akuzat për keqpërdorim të fondeve

Drejtori i ndërmarrjes Publike ”Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura”, Irfan Asani, ka mohuar akuzat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke i cilësuar si të pavërteta dhe dashakeqe.

Në reagim thuhet se kryetari i antikorrupsionit, Igor Tanturovski, duke dashur t’a mbulojë punën e tij jo efikase, nëpërmjet informatave të pavërtetave para opinionit publik mundohet të arsyetojë pagat e tyre mujore.

Asani pretendon se në shkresën e tij deri te komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit e ka dërguar si dëshmi të shkruar në letër një dokument ku ai thotë se 5 për qind nga të ardhurat e tij mujore shkojnë si donacion për BDI-në, e jo mjetet financiare të ndërmarrjes Publike në të cilën është drejtor, ashtu siç pretendon komisioni për parandalimin e korrupsionit.

Asani njëherit ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa adekuate juridike dhe do të ngre padi penale. /SHENJA/