` . Drejtori i Bayernit thotë se nuk luhet me shtetet si Kosova - TV-SHENJA

Drejtori i Bayernit thotë se nuk luhet me shtetet si Kosova

Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar se nuk kupton përse shtetet e vogla si Kosova marrin pjesë në kualifikimet për Europianë e Botërorë.

Pas fitores 8 me 0 të Gjermanisë ndaj Gjibraltarit, Rummenigge ka deklaruar se shtetet e vogla duhet të kenë një garë para-kualifikuese para se të përballen me ekipet e mëdha në kualifikimet për Kupa të Botës dhe të Evropës.

“Tani po luajmë kundër San Marinos, Kosovës, Gjibraltarit. Pyes veten përse nuk ka kualifikime për këto shtete të vogla”, ka thënë Rummenigge në një intervistë që do të publikohet në “Sport-Bild” të mërkurën, transmeton koha.net.

Ai është ankuar edhe në sistemin e një shtet – një votë në FIFA dhe UEFA duke thënë se vota e shteteve të vogla nuk mund të ketë peshën e njëjtë me atë si të Gjermanisë.

I gjithë debati në lidhje me shtetet e vogla në kualifikime nisi pasi sulmuesi i Bayernit Thomas Muller kishte thënë se fitorja ndaj Gjibraltarit ishte për shkak se futbollistët kundërshtarë s’kishin asnjë lidhje me futbollin profesional.

Kosova po merr pjesë në kualifikime për një turne të madh për herë të parë në histori. Ajo u pranua me të drejta të plota në FIFA e UEFA në muajin maj dhe bën pjesë në Grupin I kualifikues, ku deri tani ka pësuar tri humbje dhe ka një barazim.

Postime të Ngjajshme