` . Drejori i Doganave paralajmëron përshpejtimin e procedurave doganore - TV-SHENJA

Drejori i Doganave paralajmëron përshpejtimin e procedurave doganore

Më pak dokumente dhe përfundim më të shpejtë të procedurave doganore, paralajmëron drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski në intervistë për MIA-n.

“Një nga prioritetet strategjike për ne dhe Ministrinë e Financave është përmirësimi dhe thjeshtësimi i legjislaturës doganore, me qëllim të lehtësimit të punës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të konkurrencës dhe eksportit. Pjesë më e madhe e legjislaturës së re doganore do të jetë Ligji i ri doganor që do të harmonizohet me Ligjin e ri doganor të Unionit që filloi të zbatohet prej vitit 2016”, thekson Tanasoski.

Ai thekson se një pjesë e ndryshimeve do të çojnë drejt thjeshtësimit të procedurave doganore, që do ta lehtësojë punën e kompanive të vogla dhe të mesme, do ta përmirësojë konkurrencën e tyre dhe do t’u ndihmojë në mënyrë efikase të kyçen në zinxhirët global të tregtisë.

Rregullativa e re doganore, përveç që do të thjeshtësohet, do t’i përmbajë edhe tre shtyllat e domosdoshme për integrim më të mirë të ekonomisë së Maqedonisë në rrjedhat globale – do të jetë transparente, e harmonizuar dhe standardizuar.

Ajo që tani, në fillim, mund të paralajmërohet është numri më i vogël i dokumenteve dhe përfundim më i shpejtë i procedurave doganore, thotë në intervistë drejtori i Drejtorisë së Doganave duke cekur se prej vitit 2018 do të vendoset softuer i ri për përpunim të deklaracioneve doganore që duhet të kontribuojë drejt përmirësimit të dukshëm dhe lehtësimit të punës doganore dhe vendosjes së ambientit doganor pa letra që duhet t’i integrojë në vete edhe sistemin për editim elektronik të lejeve për import dhe eksport.

Postime të Ngjajshme