` . Dorëhiqet Mugabe, shpërthen festa në rrugët e Zimbabves – TV-SHENJA

Dorëhiqet Mugabe, shpërthen festa në rrugët e Zimbabves

Më në fund, Robert Mugabe dha dorëheqjen si president i Zimbabvesë. Dorëheqja erdhi sot (e martë) një javë pasi ushtria dhe aleatët e tij të mëparshëm politik u dolën kundër tij, duke i dhënë fund sundimit prej katër dekadave nga një njeri i cili u kthye nga heroi i pavarësisë tek një njeri i fortë arkeik.

93-vjeçari u arrestua para një jave nga ushtria pas një grush shteti për shkak të situatës së rënduar ekonomike si rezultat i krimit dhe korrupsionit të madh. Mugabe u shkarkua gjithashtu edhe nga posti i kryetarit të partisë ZANU-PF.

Pas dorëheqjes se Mugabes, mijëra njerëz dolën të festojnë në rrugët e kryeqytetit Herare, duke vallëzuar dhe kënduar, pasi më në fund epoka e Mugabes morri fund.

Mugabe është lider i vetëm që Zimbabve e ka njohur që kur një luftë guerilase përfundoi sundimin e pakicës së bardhë në ish-Rodezinë. Ai në vitin 1980 u bë kryeministër i vendit, ndërsa që nga viti 1987 e deri më sot, ka qenë president i Zimbabvesë.admirimin e shumë njerëzve në të gjithë Afrikën.