` . Donatorët për Sirinë zotohen për 7 miliardë dollarë ndihma emergjente - TV-SHENJA

Donatorët për Sirinë zotohen për 7 miliardë dollarë ndihma emergjente

Në mbylljen e konferencës mbi Sirinë, zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) premtuan gati 7 miliardë dollarë ndihma për civilët që vuajnë nga lufta 8-vjeçare e Sirisë, raporton AA.

Duke premtuar ndihmën në Bruksel, ku u mbajt konferenca mbi Sirinë, komisioneri i BE-së për ndihma humanitare, Christos Stylianides, po ashtu falënderoi Turqinë, Jordaninë dhe Libanin për solidaritet e treguar me refugjatët sirianë.

Shefi humanitar i OKB-së, Mark Loëcock, tha se “edhe pse ndihma humanitare shpëton jetë dhe zbut dhimbje, ajo nuk mund të zgjidh krizën në Siri”.

Rreth 1.5 miliardë euro (1.7 miliardë dollarë) nga shuma e paralajmëruar sot, BE-ja në vitin 2016 u zotua t’i ndajë për të ndihmuar refugjatët sirianë në Turqi.

Turqia strehon rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Siria është e mbyllur në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë zhvendosur.