` . Doli në shitje numri më i ri i revistës SHENJA! – TV SHENJA

Doli në shitje numri më i ri i revistës SHENJA!

Marrëdhëniet ndërshqiptare: shqiptarët në Ballkan me dy shtete të ndryshme, por me kohezion të pamjaftueshëm. Në këtë temë shkruajnë Abdi Baleta, Milazim Krasniqi, Rizvan Sulejmani dhe Adri Nurellari.

Për fitoren e Trump-it dhe reflektimin e kësaj fitore në botë dhe te shqiptarët shkruajnë Agim Popoci, Çelo Hoxha, Blerta Goxha dhe Muhamed Jashari.

Analizat mujore të aktualitetit politik vijnë nga Abdylmenaf Bexheti dhe Sefer Tahiri, opinionet nga Ismail Bardhi, Enis Sulstarova, Agim Jonuz, Iljasa Salihu, Labinot Konushevci, Leutrim Saiti dhe Entela Hidri.

Ekonomia përfaqësohet nga Lulzim Beqiri, Mustafë Kadriaj dhe Orenla Memushi, esetë – si rëndom – nga Metin Izeti, Ervn Hatibi dhe Nuredin Nazarko, ndërsa historia nga Qerim Lita e Mixhait Pollozhani.

Gjuhësia prezantohet nga Qemal Murati, libri nga Ali Pajaziti dhe Jolanda Lila, arti nga Lindita Kadriu dhe sporti nga Faton Zylbehari.

Shenja godet në shenjë.

Postime të Ngjajshme