` . Doli në shitje numri më i ri i Revistës SHENJA! - TV-SHENJA

Doli në shitje numri më i ri i Revistës SHENJA!

Nëse vetëm shqiptari i Shqipërisë është shqiptar, sepse ai i Kosovës është kosovar, çfarë janë shqiptarët përtej këtyre kufijve?

Identiteti, është tema e numrit të ri të revistës Shenja.

Sipas Abdi Baletës, sot janë aktivë “Brejtësit e identitetit shqiptar”.

Milazim Krasniqi flet për “Shtresimet e identitetit shqiptar”.

Halil Matoshi, nga ana tjetër, shkruan për kombin kosovar dhe “Ndërtimin e vështirë të një kombi”.

Agim Popoci na e freskon kujtesën me shkrimin “Kosovari, ofendimi që dëshiron të bëhet komb!”.

Në këtë temë shkruajnë edhe Rizvan Sulejmani, Enis Sulstarova, Zeqirija Ibrahimi, Adri Nurellari, Liburn Mustafa, Hasan Jashari, si dhe filozofi Ferid Muhiq.

Për Ballkanin shkruan Ismail Bardhi, për gjuhën shqipe në Maqedoni Sefer Tahiri, ndërsa Fadil Maloku bën analizën e përballjes së Islamit në shoqërinë bashkëkohore kosovare. Ndërkaq një opinion për “Qytetin e virtytshëm” vjen nga filozofi turk Ibrahim Kallën.

Në këtë numër shkruajnë edhe Celo Hoxha e Arbër Zaimi, që u qasen zhvillimeve mujore, ndërsa nuk mungon as shkrimi për zhvillimet botërore, që vjen nge Blerta Goxha. Aty janë edhe shkrimet nga historia dhe arti, që vijnë nga Qerim Lita dhe Mixhait Pollozhani, kultura përfaqësohet nga Jolanda Lila, ekonomia nga akademik Abdylmenaf Bexheti dhe Ornela Memushi, gjuhësia nga Qemal Murati, sporti nga Ardian Pana dhe Faton Zylbehari, ndërsa esetë nga Ervin Hatibi dhe Metin Izeti.


REVISTA SHENJA Nr. 66 by tvshenjaofficial