` . Dogana e Maqedonisë kap rreth 30 ton duhan dhe cigare me prodhim kinez - TV-SHENJA

Dogana e Maqedonisë kap rreth 30 ton duhan dhe cigare me prodhim kinez

Dogana ka kapur 16,5 ton cigare dhe 13 ton duhan të papërpunuar, në dy aksione të ndara, raporton SHENJA.

Policia pas kontrollit ka ndaluar tentativë për kontrabandë në Tabanoc, në kufi të Maqedonisë së Veriut me Serbinë.

Fillimisht ka kapur cigaret që ka tentuar ti kontrabandojë një kamion me targa serbe. “Më 28 maj të këtij viti, në pikëkalimin kufitar Tabanoc, në kufi me Serbinë, gjatë kontrollit të një kamioni me targa serbe, doganierët kanë kapur 1 mijë pako cigare ilegale që peshonin 15 mijë kilogram. Në secilën pako ka nga 50 shteka, që është gjithësej 10 milionë cigare. Te i njëjti vendkalim kufitar më 24 maj, është kapur edhe një furgon tjetër me targa të Serbisë që transportonte 102 pako cigaresh të kontrabanduara. Cigaret janë prodhim kinez. Hashima lluksuri sajz dhe Marbëll delluks. Këto cigare vijnë prej një shteti tjetër ku është e vendosur fabrika kineze”, deklaroi drejtori i Doganës, Gjoko Tanasovski. Në qershor të këtij viti, policia kufitare në vendkalimin me Greqinë, në Bogorodicë kanë zbuluar edhe një kamion tjetër me targa të Maqedonisë që po transportonte 130 kuti me duhan të papërpunuar, e që peshonte 13 mijë kilogram. Makina kishte deklaruar se po transportonte letër, por gjatë kontrollit, ishte konstatuar se ka duhan. Duhani ishte paraparë që të shitet në tregun e Maqedonisë së Veriut. Poqëse këto cigare do të përfundonin në tregun vendor sipas Doganës, buxheti do të dëmtohej për mbi 1 milion euro. Kundërkontrabandistëve tashmë janë ngritur kallëzimet adekuate penale.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/