` . Djokoviç në finale të "Australian Open" - TV-SHENJA

Djokoviç në finale të “Australian Open”

Tenisti serb Novak Djokoviç sot ka mposhtur tenistin zviceran Roger Federer në gjysmëfinalen për meshkuj të “Australian Open 2020”, raporton AA.

Djokoviç, që është në pozitën e dytë në ATP listën, fitoi ndaj veteranit Federer me 3-0 në sete (7-6, 6-4, 6-3) në gjysmëfinale në Melbourne’s Rod Laver Arena.

Tenisti 32-vjeçar serb është duke pritur të shohë se me kë do të përballet në finalen e së dielës, me austriakun Dominic Thiem apo me gjermanin, Alexander Zverev.

Djokoviç është shtatë herë fitues i “Australian Open”, por ka arritur të gjithsej 16 tituj grand slam.