` . Djali i pacientit: Kjo zemër i lidh të dy familjet e tona - TV-SHENJA

Djali i pacientit: Kjo zemër i lidh të dy familjet e tona

Djali i pacientit 54 vjeçarë,Ivan Ognianovski në trupin e të cilit rrah zemra e pacientes Emilija që tashmë ka ndërruar jetë, është shumë i lumtur për faktin që operacioni i babait të tij pati sukses. Për Vasil Ognjanovskin,  është mrekulli që është gjetur një dhurues zemre për babain e tij, ai faleminderon familjen e dhurueses, duke ju shprehur ngushëllime për humbjen e të afërmes së tyre. Ai u rikujton kësaj familje se zemra e familjares së tyre akoma vazhdon të rrah. “Kjo zemër i lidh të dy familjet e tona”, theksoi mes tjerash Ognianovski. Ai u dërgon porosi të gjithë qytetarëve që një gjest si ky duhet vazhuar të bëhet, pasi nuk ka gjë më të mirë se shpëtimi i një jete.

 Vasill Ognjanovski, biri i pacientit që e ka marrë zemrën, Ivan Ognianovski

“Para se gjithash dua të shpreh ngushëllime për familjen dhe një faleminderim të madh që me dhurimin e organeve shpëtuan tre jetë, një prej të cilëve, jetën e babait tim. Shumë shpejt ka ndodhur, para dy ditësh na janë paraqitur se është gjetur zemër, se ka dhurues dhe se do të realizohet operacioni i parë për transplant në shtetin tonë, ndodhi, erdhëm, u bë operacioni”