` . Dita e tretë e debateve për ndryshimet kushtetuese (Video) – TV-SHENJA

Dita e tretë e debateve për ndryshimet kushtetuese (Video)

Deputeti i partisë “GROM”, Panço Minov, në seancën e sotme ku po diskutohet nevoja për ndryshimet kushteuese, ka propozuar që amendamenti kushtetues i cili parashikon përdorim të brendshëm të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut të filloj me implementim me pranimin e vendit në BE dhe pas finalizimit të të gjithë kapitujve të Marrëveshjes. Minov porositi që për këtë propozim të bisedojnë liderët e pushtetit dhe opozitës me çka do të arrihej konsensus nacional.

PANÇO MINOV, DEPUTET I PARTISË “GROM ”
“Nëse është kushtëzuar integrimi ynë euro-atlantik në BE dhe NATO me ndryshimin e emrit kushtetues nga pala greke, ne të kushtëzojmë pranimin e ndryshimit të emrit kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut të zbatohet pas anëtarësimit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, replikoi dhe tha se Marrëveshja e Prespës ka sjellë dalje nga qorrsokaku pas 27 viteve. Ai theksoi se nëse hapet proces i ri i bisedimeve, rreziku që të humbet ky shans do të jetë i madh.

NIKOLLA DIMITROV, MINISTËR I JASHTËM I MAQEDONISË
“Në procesin e bisedimeve në gjithë këto vitet e kaluar, veçanërisht vitin e fundit që solli përfundimisht pas 27 viteve dalje nga qorrsokaku dhe rrezultat, mezi i lidhëm dy skajet. Mendoj se nëse hapim proces të ri të bisedimeve, rreziku që të humbim këtë shancë, edhe ne por edhe fqinjët tanë në Greqi, do të jetë i madh”

Diskutimet rreth nevojës për ndryshimet kushtetuese po vazhdojnë në Kuvend për të tretën ditë me rradhë. Deputetët e pushtetit kërkojnë që të votohen ndryshimet kushtetuese, ndërsa ata të opozitës thonë se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, pasi Marrëveshjen e Greqisë e cilësojnë si të keqe dhe e njëjta sipas tyre rrezikon identitetin maqedonas. Ajnur Bafqari /SHENJA/