` . Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Turqi - TV-SHENJA

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Turqi

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos “Grand Priks të Turqisë”, pasi në finale mundi xhudisten nga Kazakistani Otgontsetseg Galbadrakh.

Krasniqi në luftën e parë mposhti turken Gylkader Shenturk, ndërsa në çerekfinale ishte i papërmbajtshme duke mundur serben Andrea Stojadinov.

Distria formë të mirë tregoi edhe në gjysmëfinale, pasi përsëri me ippon mposhti koreanen Jujong Kang, për të kaluar më pas në finalen e madhe , ku mundi kazaken Gabladrakh.

Samir Sinani /SHENJA/