` . Disa vende të Ballkanit i nisin ultimatum Kroacisë - TV-SHENJA

Disa vende të Ballkanit i nisin ultimatum Kroacisë

Katër vende të Ballkanit, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, i kanë bërë thirrje Kroacisë të tërheqë vendimin për rritjen dramatike të tarifave për importimin e disa produkteve bujqësore, duke kërcënuar se do të hakmerren.

Të katër vendet i kanë nisur sot ultimatum Kroacisë, pas një takimi që është mbajtur me zyrtarë qeveritarë të këtyre vendeve në Sarajevë.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic, ka thënë se fqinjtë e Kroacisë “nuk dëshirojnë të hyjnë në spiralen e masave dhe kundërmasave”.

Mirëpo ai ka shtuar se ata “do te detyrohen ta bëjnë atë”, në rast se Kroacia nuk i kthen tarifat e mëparshme deri në fund të javës.

Serbia, Bosnia, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, për dallim prej Kroacisë, e cila i është bashkuar bllokut më 2013. /rel/

Postime të Ngjajshme