` . Disa të vdekur nga zjarri në një hotel në Pragë – TV-SHENJA

Disa të vdekur nga zjarri në një hotel në Pragë

Zyrtarët në Çeki thonë se tre persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë dërguar në spital si pasojë e një zjarri që kaploi një hotel në Pragë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri ka shpërthyer të shtunën në mbrëmje, ku si pasojë dy persona humbën jetën në vend të ngjarjes dhe nëntë të tjerë u dërguan për trajtim në spital, nga të cilët njëri humbi betejën për jetën të dielën.

Policia ka konfirmuar se dy viktimat e para ishin një burrë nga Gjermania i lindur në vitin 1996 dhe një grua nga Koreja e Jugut, e lindur në vitin 1997, ndërsa nuk ka dhënë detaje për të vdekurin e tretë.

Në mesin e personave të cilët kanë pësuar lëndime dhe aktualisht ndodhen në spital, ka shtetas të Turqisë, Holandës dhe Francës. Hoteli është i vendosur buzë lumit Vltava në afërsi të qendrës historike të kryeqytetit çek.