` . Diplomati amerikan konfirmon përkrahjen për Maqedoninë (Video) – TV-SHENJA

Diplomati amerikan konfirmon përkrahjen për Maqedoninë (Video)

Bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit kanë hyrë në fazën e fundit, ka njoftuar sot kryeministri Zoran Zaev i cili tha se këtë përshtypje ja ka shprehur edhe ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Auroazi, Wess Michel. Zaev u shpreh optimist se kjo fazë do të përmbyllet me një zgjidhje që nuk do të dëmtojë asnjërën palë, por do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin dhe mirëbesimin ndërfqinjësor.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Në kërtë drejtim me ndhmës sekretarin shtetëror Miçel biseduam edhe për momentet më të reja nga bisedimet me Greqinë për problemin që fqiu jonë ka me emrin tonë. E shpreha bindjen time se fillojmë fazën e fundit e cila në fund do të sjellë zgjidhje dinjitoze për këtë çështje. Mbetet e rëndësishme që edhe më tej të ndërtohet besimi mes dy palëve. Të gjitha arritjet tona të deritanishme janë sukses i përbashkët i gjithë shtetit, të gjitha institucioneve, partive, të gjitha bashkësive dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”

Ndihmës i sekretarit shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin mbështetje të parezervë Maqedonisë në procesin integrues dhe se dyert e Aleancës Veriatlantike mbeten të hapura. Ai tha se mbështesin bsedimet mes dy vendeve dhe janë të gatshëm të japin çdo lloj ndihme edhe në të ardhmen, por zgjidhjen duhet ta gjejnë dy palët që negociojnë.

WESS MICHEL, DIPLOMAT AMERIKAN
“SHBA mbështet Maqedoninë dhe afirmon mbështetjen që Maqedonia e jep në misionet e NATO-s. SHBA i mbështet të dy vendet që të arijnë deri te zgjidhja e kontestit të emrit. Porosia të cilën e përcollëm është mbështetje për të dy vendet. Maqedonia ka bërë hapa të mëdha dhe jemi të gëzuar për përparimin. Samiti i NATO-s është mundësi e madhe, ndërsa SHBA është e angazhuar që vendi të bëhet anëtare e Aleancës”

I pyetur për marrëveshjen të cilët pritet ta sjell në Shkup ministri i jashtëm grek, kryeministri Zaev tha se do ta mirëpret dhe do ta shqyrtojnë nëse do të ndikonte pozitivisht në gjetjen e një zgjidhje e cila do të respektonte dinjitetin dhe identitetin e të dyja palëve. Zaev mirëpriti ndihmën e diplomacisë amerikane si një vend partner strategjik edhe në rast të bllokimit të bisedimeve. Arben Zeqiri /SHENJA/