` . Dimovski dhe Salihu fitojnë sërish besimin, vazhdojnë udhëheqjen në boks - TV-SHENJA

Dimovski dhe Salihu fitojnë sërish besimin, vazhdojnë udhëheqjen në boks

Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut edhe në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga dyshja Primislav Dimovski dhe Faton Salihu. Dimovski dhe Salihu morën pëlqeimin e 28 delegatëve që ishin prezent në kuvendin e rregullt të Federatës së Boksit në vendin tonë që u zhvillua sot.

“Ju falenderoj për besimin. Dua të potencoj se ky do të jetë mandatim i dytë dhe i fundit sipas rregullores. Do të jap maksimumin që të ngritet cilësia e boksit në vendin tonë. Dua që të gjitha klubet të posedojnë kushte të mira për punë, të kenë stabilitet si deri tani dhe sigurisht përfaqësueses tia ja mundësojmë kushtet më të mira”, ka thënë Dimovski.

Në Këshillin Drejtues të federatës së boksit vendor do të jetë Samet Salievski, Faton Asani, Dushko Saçkarski, Don Donçev, Petre Nedelkovski, Bllazho Donev dhe Goran Trajanovski.

Aziz Sahiti /SHENJA/