` . Dimovski dhe Grujovski në garë për kreun e sindikatës – TV-SHENJA

Dimovski dhe Grujovski në garë për kreun e sindikatës

Darko Dimovski, kryetari i tanishëm i Lidhjes së Sindikatave dhe Peco Grujovski, kryetari i nëpunësve gjyqësorë, janë kandidatët për kryetarë të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Këtë e bëri të ditur kryesuesi i Kryesisë së Kongresit të jashtëzakonshëm Robert Simonovski i cili tha se njëri prej këtyre dy kandidatëve, do të zgjidhet lideri i ri në vazhdimin e sotëm të Kongresit të jashtëzakonshëm. Gjithashtu ai nuk pret kurrfarë pakënaqësie që kanë të bëjnë me përgjedhjen e këtyre dy kandidatëve. Ndërkaq ai shtoi se dyert për Kongres janë të hapura për të gjithë.

Dimovski dhe Grujovski më herët kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në përpjekjet për të hequr nga posti ish kryetarin Zhivko Mitrevskim, mirëpo ata sot do të bëjnë betejë kundër njëri tjetrit. Në Kongres pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Konfederata Evropiane e Sindikatëve. /SHENJA/