` . Digjet makina e deputetit Hari Lokvenec – TV-SHENJA

Digjet makina e deputetit Hari Lokvenec

Është djegur makina e deputetit të LSDM-së nga Prilepi Hari Lokvence. Incidenti ka ndodhur pas publikimit të fotografive nga Prespa, ku u nënshkrua marrëveshja për emrin, ngjarje në të cilën ka marrë pjesë edhe Lokvenec.
Nga MPB kanë informuar se ngjarja është denoncuar në orën 23.05 në SPB Manastir. Deputeti Lokvenec ka denoncuar se rreth orës 23.00 person i panjohur i ka vënë zjarr makinës “mini kuper” me targa të Prilepit, në pronësi të babait të tij.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.