` . Digjen dy autobusë në Prilep (Video) - TV-SHENJA

Digjen dy autobusë në Prilep (Video)

Në Prilep, rreth orës 02:30 të mëngjesit të së hënës ka ndodhur një fatkeqësi ku janë ndezur dy autobusë të cilët ishin të parkuar afër njëri tjetrit. Nuk dihen arsyet e zjarrit që dogji tërësisht autobusët.

Njësia kundër zjarrit në këtë njesi administrative komunale kanë reaguar për të fikur zjarrin dhe për mos lejuar që i njejti të shpërndahet në veturat që ishin të parkuara në afërsi.

Autoritetet janë duke hetuar për arsyen e zjarrit dhe për zjarrvënësit.