` . Dhjetëra mijëra njerëz në protesta në kryeqytetin e Jemenit - TV-SHENJA

Dhjetëra mijëra njerëz në protesta në kryeqytetin e Jemenit

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur sot në protesta në kryeqytetin e Jemenit, Sana, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e dyvjetorit të fillimit të operacionit ushtarak “Stuhia e vendosmërisë” sot në Sana u organizua një tubim masiv me masa të shtuara të sigurisë.

Shumë mbështetës të rebelëve të lëvizjes shiite Husi dhe grupeve të tyre aleate besnike ndaj ish-presidentit Ali Abdullah Salih u mblodhën në Sheshin e Es-Sebin.

“Stuhia e vendosmërisë” është operacion ushtarak të cilin kundër Lëvizjes Husi në Jemen para dy vitesh e nisën forcat ajrore të koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite.

Jemeni është skenë e krizës së thellë politike dhe të sigurisë e cila në fund të vitit 2014 u përshkallëzua në luftë civile, kur kryengritësit, të udhëhequr nga lëvizja shiite Husi, pushtuan qytetin kryesor jemenas të Sana, ndërsa më pas edhe disa rajone të tjera.

Presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansour Hadi dhe qeveria e tij iku në Arabinë Saudite, ndërsa qyteti jugor Aden tani është qendra administrative e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

 

Postime të Ngjajshme