` . Dhjetëra email-e të Hillary Clinton klasifikohen si "top sekret" - TV-SHENJA

Dhjetëra email-e të Hillary Clinton klasifikohen si “top sekret”

Administrata amerikane e Barack Obamas për herë të parë ka konfirmuar se serveri i pambrojtur në shtëpinë e Hillary Clinton ka përmbajtur dhjetëra email-e të cilat janë klasifikuar si “top sekret”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jon Kirby tha se dokumentet nuk ishin klasifikuar si të tilla në kohë kur ato u dërguan, por tani thuhet se bëjnë pjesë në top sekretin më të mbrojtur.

“Mesazhet janë shënuar si ‘sekret’, sepse kjo do të shkaktonte dëme të konsiderueshme të sigurisë kombëtare në qoftë se ato hapen”, tha Departamenti i Shtetit.

Email-et private të Clinton, kur ajo ishte Sekretare Shteti, janë shndërruar në një nga problemet e fushatës presidenciale në SHBA.

Mediat amerikane raportojnë se kjo është hera e parë që email-et e ndokujt të marrin nivel të klasifikimit. /AA/

Postime të Ngjajshme