` . Dhjetë yje të NBA-s do të jenë lojtarë të lirë: Nga Durant e Leonard deri te Thompson - TV-SHENJA

Dhjetë yje të NBA-s do të jenë lojtarë të lirë: Nga Durant e Leonard deri te Thompson

Edhe pse sezoni në NBA ka përfunduar vetëm kohët e fundit, mediat në Amerikë tashmë kanë shkruar për kalimet e mundshme të lojtarëve, veçanërisht është një listë mbresëlënëse e dhjetë lojtarëve që do të bëhen lojtar të tirë.

Ekipi i Toronto Raptors ka përfunduar dominimin e Golden State Warriors dhe u shpall kampion, por që sezonin e ardhshëm mund të jetë edhe më interesant pasi që pritet të ndodhin lëvizje të mëdha të basketbollistëve.
Vëmendje e madhe me siguri do të tërheqë MVP i finaleve të këtij viti, Kawhi Leonard, i cili tashmë ka oferta nga Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers, por gjithashtu ka një ofertë të majme nga Toronto, ku menaxhmenti së bashku me të gjithë qytetin janë duke bërë gjithçka që ta bindin të mbetet te Raptors.

Gjithashtu interesante do të jetë për të parë se ku do të vazhdoj karrierën Kevin Durant, i cili, për shkak të lëndimit thembrës së Akilit, nuk ka gjasa të luajtur gjithë sezonin e ardhshëm dhe pritet të transferohet në Brooklyn Nets ose në New York Knicks.

Gjithashtu, Golden State mund të mbetet pa Klay Thompson dhe DeMarcus Cousins, i cili do të bëhet lojtar i lirë, një ekip të ri do ta gjej edhe Kyrie Irving, i cili përfundimisht ka vendosur që mos të qëndrojë në Boston Celtics.

Përveç kësaj, Jimmy Butler dhe Kemba Walker do të bëhen lojtar të lirë dhe do të jetë interesante se ku do ta vazhdojnë karrierën.