` . Dhjetë mijë familje do të marrin nga 1000 euro për klima inverter (VIDEO) - TV-SHENJA

Dhjetë mijë familje do të marrin nga 1000 euro për klima inverter (VIDEO)

Dhjetë mijë familje nga Shkupi, Kërçova, Manastiri dhe Tetova do të marrin nga 1000 euro për klima inverter, ndërsa përparësi do të kenë familjet që kanë të ardhura mujore deri në 500 euro. Kështu thanë sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar se me këtë masë kundër ndotjes së ajrit do të përfshihen 5 200 amvisëri nga Shkupi, 2 500 nga Manastiri, 1 500 nga Tetova dhe 800 amvisëri nga Kërçova. Aplikimi do të bëhet onlajn, ndërsa për këto subvencione do të mund të aplikojnë edhe amvisëritë nga komunat që nuk janë në kuadër të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht amvisëritë në territor të Haraçinës, Sopoishtes, Ilindenit dhe të ngjajshme. Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli tha se kjo masë ka dhënë rezultat në luftën kundër ndotjes në Danimarkë, Gjermani, Angli dhe në momentin po zbatohet në Bullgari, Sllovaki dhe Poloni

Jani Makraduli, zv/ministër i Mjedisit Jetësor: Qytetarët do të marrin kupon në vlerë prej 1000 euro për blerjen e klimës inventer. Firmës nga ku e kanë blerë, kur ta montojnë klimën, duhet të ja dorëzojnë pajisjen me të cilën e kanë ngrohur shtëpinë deri më tani. Pastaj ato pajisje për ngrohje do të dërgohen tek mbeturinat legale ku do të listohen. Poashtu qytetarët do të duhet të nënshkruajnë deklaratë se nuk do të ngrohen më në mënyrë joekologjike.

Kjo është faza e parë dhe aplikohet vetëm në katër qytete si ndotësit më të mëdhenj të ajrit në vend, ndërsa në fazat e tjera do të vazhdojë të shtrihet edhe nëpër qytetet e tjera të shtetit.

Koço Angjushev, Zvkryeministër për Çështje Ekonomike: Këtë vit masa nuk është e detyrueshme por vullnetare dhe me këtë do të përfshihen amvisëritë që përdorin dru ose karburante fosile për ngrohje, ndërsa nuk janë dhe nuk mund të përfshihen në rrjetin e ngrohjes në sistem me ujë të nxehtë apo të infrastrukturës së gazit”.

Kjo masë e Qeverisë në fazën e parë do të financohet nga shoqëria aksionare Elektrana me 618 milion denarë gjegjësisht 10 milion euro. Qytetarët do të mund që kuponat e fituar në vlerë prej 60.000 denarëve të inverter sipas dëshirës së tyre në cilindo nga furnizuesit e kondicionerëve në vend. Të gjitha detajet e procedurës së aplikimit do të shpjegohen në një fushatë të veçantë publike.

Ajnur Bafqari /SHENJA/