` . Detaje për ndryshimet e pritura të ministrave dhe drejtorëve (Video) - TV-SHENJA

Detaje për ndryshimet e pritura të ministrave dhe drejtorëve (Video)

Tetë ministra të rinj, po aq zëvendësministra dhe ndryshime në mbi 20 drejtori. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare ndërsa mandati për ta bërë rikonstruimin qeveritar do t’i takoj kryeministrit Zoran Zaev. Këto janë konkluzat që u sollën dje, gjatë mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së që u mbajt në Ohër.

Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se qëllimi është që vendi të marrë datë për fillim të bisedimeve pas 15 viteve.

Zoran Zaev, kryeministër

“Nuk do të lejojmë edhe njëherë të kthehet nacionalizmi, radikalizmi dhe populizmi në shtet. Që të ndahet sërish shoqëria dhe të konfrontohet me të gjithë fqinjët. Kështu që qëllimin e kemi arritur dhe vazhdojmë me riformatimin e qeverisë dhe jo më shumë se të tetë ministrive, apo më pak se një të tretës, pasi sikur të kishte më shumë se kjo atëherë duhet të shkojnë në zgjedhjen e tërë qeverisë, pra shkojmë në ndryshimin e jo më shumë se tetë ministrive”

Emrat e ministrave të rinj, sipas Zaevit, do të bëhen të ditur brenda kësaj jave,  ndërsa rikonstruimi do të prek të gjithë partnerët qeveritarë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Do të ketë ndryshim në pozitat udhëheqëse përpos LSDM-së edhe prej partive tjera, përfshirë këtu edhe BDI-në. Kur flas për pozita udhëheqëse këtu mendoj edhe për ministra edhe për drejtor.

Ndryshime dje kishte edhe në Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së. Në seancën e Këshillin Qendror ishte zgjedhur edhe Këshili i ri Ekzekutiv i partisë, në përbërje të të cilit hynë Frosina Remenski, Bllagojçe Boçvarski, Renata Deskovska, Kostadin Kostadinov, Esra Salihi, Gjoko Tanasoski, Vesna Gjershan, Vasko Talevski, Tanja Stojanovska-Ivanova, Dragan Tevdovski, Latifa Shikovska, Stefan Bogoev, Keti Vasilevska, Nina Vellkova, Petre Shilegov dhe Marinella Ojleska.

Si sekretar organizativ është zgjedhur Dushko Veskovski, i cili do ta lëshojë funksionin drejtor i “Ujësjellësit” – Shkup, përderisa sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar do të jetë Dane Talevski. Drejtor i Qendrës për Hulumtim dhe Analizë të LSDM-së është zgjedhur Martin Popov. Enis Murtezi /SHENJA/