` . Detaje për aksidentin tragjik ku humbën jetën bashkëshortët nga Haraçina (Video) - TV-SHENJA

Detaje për aksidentin tragjik ku humbën jetën bashkëshortët nga Haraçina (Video)

Një çift i ri bashkëshortor nga Maqedonia ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, ndërsa për mrekulli ka shpëtuar foshnja e tyre gjashtë muajsh. Bëhet fjalë për  24-vjeçarin Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshorten e tij 24-vjeçare, Egzona Maksuti me prejardhje nga Kumanova.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavija në Itali. Çifti  ka qenë për pushime në Itali duke u kthyer për në qytetin e Lionit të Francës, aty ku edhe kanë jetuar.

Që të dytë kanë humbur jetën në vendngjarje si pasojë e aksidentit, ndërsa foshnja ka shpëtuar mrekullisht. Sipas ekspertëve, tragjedia mund të ketë ndodhur si rezultat i përgjumësisë dhe lodhjes. Makina e tyre ka përfunduar në një kamion të parkuar.

Për aksidentit policia italianë është njoftuar nga disa motoçiklistë të cilët kanë qenë duke kaluar në autostradë dhe kanë tentuar të u japin ndihmë çiftit të ri.

Megjithatë, lëndimet e marra kane qenë të rënda. Për mrekulli ka shpëtuar vetëm foshnja gjashtë muajsh, i cili me helikopter menjëherë është dërguar në spitalin Niguarda në Milano. Mjekët kanë konfirmuar se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Hetimet po vazhdojnë ende për t’u konfirmuar se si ka ndodhur saktësisht aksidenti tragjik. Enis Murtezi /SHENJA/