` . Detaje për aksidentin në Draçevë ku vdiqën pesë persona (Video) - TV-SHENJA

Detaje për aksidentin në Draçevë ku vdiqën pesë persona (Video)

Shoferi dhe katër bashkudhëtarë, kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm trafiku që ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” para lagjes Draçevë. Sipas informacioneve të para, tragjedia ka ndodhur në momentin kur shoferi i makinë “Reno 5” ka ndërruar korsinë, duke goditur drejtpërdrejt në kamionin që ka bartur mbeturina. Përplasja ma kamionin ka qenë fatale për vet shoferin dhe katër persona tjerë në makinë, ndërsa me lëndime ka përfunduar edhe shoferi i kamionit.

MPB

Aksidenti ka ndodhur në orën 23.40 ndërmjet kamionit “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.J (44) nga Shkupi dhe makina “Reno 5” me targa të Shkupit, e drejtuar nga J.L (43) nga Shkupi.
Shoferi dhe bashkudhëtarët në makinën “Reno”, S.N., A.T (54) nga Shkupi, E.T (37) nga Shkupi dhe I.A (40) nga Shkupi kanë humbur jetën në vendngjarje. Shoferi i kamionit ka përfunduar me lëndimet dhe është dërguar në Spitalin e Qytetit ku i është ofruar ndihmë mjekësore dhe është ndaluar për kurim të mëtutjeshëm.

Për shkak të aksidentit për një kohë trafiku në atë vend ka qenë i bllokuar, ndërsa në terren menjëherë kanë dalë ekipe të SPB Shkup, Prokurorisë, SPB Shkup dhe Njësitit të Zjarrfikësve.

Prokurori Publike ka lëshuar Urdhër për obduksion të trupit të viktimave ndërsa do të bëhet edhe ekspertizë teknike për të vërtetuar arsyet e aksidentit. Enis Murtezi /SHENJA/