` . Deskoska: Opozita të mos kushtëzoj për formimin e KSHZ-së – TV-SHENJA

Deskoska: Opozita të mos kushtëzoj për formimin e KSHZ-së

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska ka thënë se përzgjedhja e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje nuk duhet të varet nga pako dhe ligje tjera.
Sipas saj, përzgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së është prioritet i cili nuk duhet të kushtëzohet me amnisti ose ligje tjera, siç janë ato për formim të qeverisë teknike ose ndryshim të modelit për financim të partive.
“Nëse stërzgjatet formimi i KSHZ-së, përbërja e re mund të hyjë e papërgatitur në zbatimin e referendumit për marrëveshjen me Greqinë”, ka thënë Deskoska.